Lajme

Blinken dhe Netanyahu në strehë, sirenat e luftës në Tel Aviv ndërpresin takimin

Sirenat e luftës binin në Tel Aviv ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nxituan për t’u strehuar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se sirenat u dëgjuan teksa Blinken dhe Netanyahu ishin duke zhvilluar një takim “kokë më kokë”, teksa po bisedohej për luftën mes Izraelit dhe Palestinës.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane konfirmoi se masa e urgjencës zgjati pesë minuta, dhe më pas kanë nisur sërish bisedimet.