Kuriozitete

Vdes një foshnje në QKUK, nëna e lindi në shtëpi – policia nis hetime

Policia e Kosovës ka njoftuar se një foshnje ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Informacioni në polici ka arritur nga Klinika e Gjinekologjisë për vdekjen e një foshnje që ishte pranuar në klinikë më datë 16.10.2023 rreth orës 06:15 minuta.

Dëshmitari mashkull është intervistuar lidhur me rastin dhe ka deklaruar se më datë 15.10.2023 rreth orës 21:30, motra e tij ka lindur foshnjën në banesën e saj dhe më pastaj është dërguar në QKUK.

Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.