Bota

Arrestohet autori i sulmit në Bruksel: E bëra në emër të ISIS

I dyshuari për sulmin terrorist në Bruksel është arrestuar.

Ai u gjet i strehuar brenda një shtëpie. Gjatë përballjes me Policinë dhe rezistencës, është plagosur. Kështu që pas arrestimit është dërguar në spital.

Burri është qëlluar në gjoks nga policia dhe është dërguar me ambulancë në spital, thekson’La Première’, duke shtuar se ai ishte i armatosur.

Të shtënat në Bulevardin d’Ypres në Bruksel vranë dy persona. Një person i tretë ndodhet në spital.

Sipas informacioneve, autori i sulmit është një tunizian, me inicialet L. A, i datëlindjes 1 shtator 1978. Ai është azilkërkues që nga viti 2019 dhe qëndron ilegalisht në Belgjikë.

Sulmit e ka marrë përsipër në emër të ISIS.



/tiranapost