ShowBizzz

“Nuk ia harroj kurrë ato të BBV”- Pavarësisht filmit, Luizi bën deklaratën e papritur për Oltën

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari vendosën të bëjnë ‘paqe’ teksa xhiruan filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, ku luajtën rolin e një çifti.

Kimia e tyre ishte ajo çka u komentua më së shumti nga audienca, por edhe nga stafi krijues i filmit.

Mirëpo përpos bashkëpunimit të tyre që rezultoi i suksesshmën, Luizi sërish nuk i harron përplasjet e shumta që ka patur me Oltën gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.

Në një intervistë të dhënë gjatë premierës së filmit në Shkodër, Luizi u shpreh se nuk i harron kurrë ato që ka kaluar, por shtoi se me Oltën u bashkuan për të sjellë diçka të bukur.

Kujtojmë se kohët e fundit vetë dy protagonistët na kanë lënë të kuptojmë se marrëdhëniet mes tyre janë prishur sërish.

Pas pjesmarrjes së Luizit në DWTS, ku u vu re se ai nuk komunikoi fare me Oltën, kjo e fundit dha edhe një intervistë, ku teksa u pyet për marrëdhënien me këngëtarin, refuzoi të përgjigjej.



lokimagazine