ShowBizzz

Adele ndalon performancën në Las Vegas për të hequr rripin pasi po ia zinte frymën

Këngëtarja Adele i ka habitur të gjithë me atë që ndodhi në koncertin e saj të fundit në Las Vegas.

Artistja u ankua se rripi që mbante ishte shumë i ngushtë rreth barkut së bashku me fustanin.

Çështja ishte aq urgjente sa ajo e ndërpreu performancën për disa minuta dhe i kërkoi pianistit të saj një favor të madh.

Këngëtarja e lindur në Tottenham u ul pranë partnerit të saj dhe iu drejtua audiencës në koncert për të shprehur sa e fryrë ndihej: “Ky është flori i fortë”, tha ajo, duke treguar rripin e saj të ngushtë.

Ajo e justifikoi duke thënë se kishte ngrënë në mëngjes shumë dhe se rripi tani po e shtrëngonte.

Më vonë, ajo ka dashur t’i bëjë një propozim publik pianistit të saj dhe, ndonëse dukej pak e turpëruar, ka guxuar ta pyesë: “Nuk e di nëse duhet të të kërkoj ta heq”.

Pianisti i saj pranoi ta hiqte dhe këngëtarja më në fund u lirua, duke buzëqeshur dhe duke e falënderuar publikisht.

Kjo nuk është hera e parë që autorja e “Hello” përballet me incidente të tilla në skenë.

Në gusht, ajo frikësoi publikun pasi u tha se u rrëzua në prapaskenë për shkak të një shpërthimi të dhimbjes së nervit shiatik, gjë që e bëri atë të ishte më vigjilente në koncertet e saj.