Lajme

Macron në Tiranë, mediet franceze: Tensionet në Veri, presidenti kërcënim për vizat

Gazeta franceze LE FIGARO ka shkruar një artikull për vizitën e presidentit të tyre, Emmanuel Macron ditë ne djeshme në Shqipëri.

Ata kanë trajtuar fjalët e Macron rreth sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës nga terroristët serbë, ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku. Presidenti francez erdhi në Tiranë pas samitit të Procesit të Berlinit, pasi udhëtimi i tij drejt Shqipërisë u anulua pas një sulmi terrorist në Francë.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Macron iu referua tensioneve në veri të Kosovës duke thënë se është përgjegjësi e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç të dënojë me vendosmëri aktet e 24 shtatorit. Kjo vjen pasi ish-kreu i Listës Serbe, Milan Radocic pranoi se ishte në krye të këtij grupi para se të tërhiqej.

Gazeta franceze ka cekur “kërcënimin” e Macron pasi deklaroi se do të ndryshojë regjimin pa viza të Kosovës, i cili do të hyë në fuqi më 1 janar 2024.

Lexoni artikullin e plotë