ShowBizzz

‘Po shkalloj’, Klea Hutës i ndodh e papritura

Mbrëmjen e kaluar, Klea Huta, ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një ngjarje që i ka ndodhur me një telefon, të cilin ajo e ka blerë prej vitesh në Amerika. Moderatorja e njohur ka treguar se kishte rreth dy vite që kishte blerë në Amerikë këtë aparat celulari dhe vetëm mbrëmjen e kaluar, ajo ka gjetur një kartë telefoni brenda tij.

“Ndihmë se po shkalloj. Kam vetëm dy vjet që e kam blerë këtë telefon. Në Amerikë kam qënë para 6 vitesh”, shkruan Klea bashkangjitur videos.

Ndjekësit i kanë ardhur menjëherë në ndihmë duke ia bërë të ditur se gjithmonë kur blen një aparat celulari në Amerikë, ai vjen i shoqëruar me një kartë, duke zbuluar kështu misterin që shqetësonte Klean.