ShowBizzz

Anita Muçaj – Haradinaj sërish opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Prezantuesja e njohur shqiptare, Anita Muçaj – Haradinaj, bëhet e ditur se do të jetë sërish në rolin e opinionistes në Big Brother VIP Kosova.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e BBVK në rrjete sociale, gjersa kjo është hera e dytë për spikeren e lajmeve.

Ajo është e lumtur për rikthimin në këtë format, ndërsa në InstaStory shtoi: “E sigurt që do e shijojmë bashkë edhe këtë vit”.

Opinionisti tjetër i këtij reality show është gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane, i cili njëherësh ka qenë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

BBVK pritet të nisë të premten (20 tetor) dhe premton spektakël me personazhe të ndryshme të showbizit.