Lajme

Sulmi në spitalin e Gazës/ Hamasi fajëson SHBA, reagon Lindja e Mesme dhe Rusia

Ismail Haniyeh, i cili konsiderohet gjerësisht si udhëheqësi i përgjithshëm i Hamasit, thotë se SHBA-të janë përgjegjëse për sulmin në spitalin Al Ahli – duke theksuar se Uashingtoni i dha Izraelit “mbulimin për agresionin e tij”.

“Masakra e spitalit konfirmon brutalitetin e armikut dhe shkallën e ndjenjës së tij të humbjes,” tha Haniyeh në një fjalim televiziv.

Ai u bën thirrje të gjithë popullit palestinez “të dalin dhe të përballen me pushtimin dhe kolonët” dhe që të gjithë arabët dhe myslimanët të organizojnë protesta kundër Izraelit.

Ndërkohë në krahun tjetër, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyhau ka thënë se përgjegjës për sulmin janë vetë militantët e Hamasit. Ai kundërshtoi pretendimet e Palestinës së Izraeli ka kryer një sulm me raketa në spitalin e Gazës ku humbën jetën rreth 500 persona.

Sakaq, ushtria izraelit gjithashtu nuk ka pranuar përgjegjësinë për sulmin duke thënë se shpërthimi u shkaktua nga një raketë e lëshuar nga militantët e Xhihadit Islamik Palestinez, e cila dështoi dhe ra mbi ndërtesë.

Ky sulm jo njerëzor ka nxitur dhe reagimet e shteteve në Lindjen e  Mesme ku të parët kanë Egjipti të cilën e kanë denoncuar sulmin, ndjekur nga Irani të cilët thanë se njerëz të pambrojtur u vranë në sulm.

Reagimet vazhdojnë nga Siria e cila e përshkroi sulmin si një nga masakrat më të neveritshme kundër njerëzimit, deklaratë që u mbështet nga Arabia Saudite e cila e quajti një krim të tmerrshëm.

Edhe mbreti Abdullah i Jordanisë ka reaguar duke thënë se ishte një krim lufte, ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusia të cilat kanë bërë thirrje për një mbledhje urgjente të Keshillit të Sigurimit të OKB mëngjesin e së mërkurës.