Lajme

Franca nuk gjen qetësi, alarm për bombë në tre aeroporte

Franca ka evakuar tre aeroporte pas alarmeve për bombë, sipas mediave lokale.

Pasagjerët në Lille, Toulouse dhe aeroportin e biznesit të Bronit, i cili ndodhet afër Lionit, u detyruan të dilnin nga terminalet, ndërsa atyre në fluturimet hyrëse iu kërkua të qëndronin ulur në avionët e tyre.

Një alarm i katërt u dha gjithashtu në aeroportin e Nicës, por pasagjerët u lejuan të ktheheshin në terminal pasi një pjesë e braktisur në Terminalin 1 u shkatërrua nga autoritetet.

Autoriteti Francez i Aviacionit Civil ka urdhëruar që asnjë aeroplan të mos ngrihet nga Lille, Lioni dhe Toulouse.

Aeroporti i Lille njoftoi në rrjetet sociale se, “Aeroporti i Lille po evakuohet pas një alarmi për bombë. Shërbimet e sigurisë shtetërore janë në vend.”

Vendet evropiane kanë qenë në gatishmëri të shtuar për sulme terroriste pas konfliktit Izrael-Hamas.

Të hënën dy persona u vranë dhe një i tretë u plagos në një sulm terrorist të kryer në Belgjikë në emër të ISIS.

Aktivistët pro-Hamasit në Lindjen e Mesme kanë zhvilluar gjithashtu protesta duke bërë thirrje për “vdekje Anglisë dhe Francës”.