Sulmi në spitalin në Gaza ka lënë pas një realitet tronditës. Të plagosurit presin në rradhë për të për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ata presin ndihmë në katet e spitaleve , kryesisht gra dhe fëmijë, dhe vetëm pak hapa më tutje ka shumë të vdekur.
“Kjo është e papërshkrueshme. Ambulancat ende po i nxjerrin trupat, shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë, ndërsa numri i të lënduarve dhe lëndimeve të tyre i ka tejkaluar aftësitë e ekipeve mjekësore dhe ambulancave,” tha Ashraf Al-Qudra nga Ministria e Shëndetësisë palestineze.
Një fakt tjetër tronditës është se mjekët po i operojnë njerëzit në dyshme, në korridore, teksa pjesa më e madhe prej tyre edhe pa anestezi. Ndërsa një numër i madh i të plagosurve janë ende në pritje të operacioneve nga ekipet e kujdesit intensive.
Numri i saktë i të vdekurve nuk dihet ende, ministria thotë se mijëra njerëz që u evakuuan me forcë u strehuan në spital dhe shumë viktima janë nën rrënoja.
Konflikti mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit ka hyrë në ditën e tij të dymbëdhjetë dhe reagimet e ashpra kanë pasuar në mbarë botën pas granatimeve të një spitali në Rripin e Gazës.
Zyrtarët palestinezë pohojnë se ishte një sulm izraelit që vrau të paktën 500 persona, ndërsa Forcat e Mbrojtjes Izraelite (INF), nga ana tjetër, pretendojnë se shpërthimi në spital është shkaktuar nga një lëshim i dështuar i raketës nga Xhihadi Islamik Palestinez.