Lajme

Zbardhen bisedat e deputetëve demokratë, Berisha: T’i dërgojmë letër ndërkombëtarëve

Janë zbardhur diskutimet e bëra ditën e sotme gjatë mbledhjes së përbashkët të grupit të demokratëve, mbështetësve të Berishës dhe Gazment Bardhit.  Mësohet se gjatë kësaj mbledhje me dyer të mbyllura, ish-kryeminsitri Sali Berisha i ka propozuar deputetëve demokratë që që të bëhet një letër publike dhe t’u sqarohet kancelarive dhe ndërkombëtarëve ajo çka po ndodh sipas tij në Kuvend dhe se si trajtohet opozita.

Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha është shprehur kundër bojkotit parlamentar dhe se nuk do të përdoren më ato taktita të përdorura më herët, si diegia e mandateve apo dhe braktisja e zgjedhjeve.

“Mendoj se ne duhet të bëjmë një letër, edhe publike, dhe tua shpërndajmë kancelarive, ndërkombëtare dhe t’i vëmë në dijeni se çfarë po ndodh në parlamentin shqiptar, së çfarë po ndodh me opozitën. Më pas duhet te mbledhim partitë aleate, ku mund te diskutojmë për situatën në fjalë dhe hapi i fundit është përplasja, në mënyrë që të mos lejojmë zhvillimin normal të seancave parlamentare, por t’i bllokojmë ato”, mësohet të ketë sugjeruar Berisha.

Ndërsa, kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike ka sugjeruar që opozita të mos lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar.

 “Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarzimin. Opozita nuk duhet të lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar, përderisa mazhoranca do të vazhdoje te rrezoje kërkesat e opozitës për komisionet hetimore parlamentare, apo mospranimin e ndryshimit te anëtareve të komisionit te posaçëm te reformës zgjedhore. Kjo që po ndodh aktualisht s’ka ndodh kurrë me opozitën. Është asgjësuar çdo hapësirë. Praktikisht na kanë venë në kushtet kur ata vendosin gjithçka për ne. Do duhet te kemi një qëndrim të prerë. Unë pres nga ju propozime dhe duhet të dalim me një vendim se çfarë duhet të bëjmë”, mësohet të ketë thënë Bardhi.