ShowBizzz

‘Të kërkoj shumë falje’, Erida dhe Aleksandros në një takim jashtë vilës së dashurisë

Erida dhe Aleksandrosi në episodin e sotëm zhvilluan një takim jashtë vilës së dashurisë. Ata shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe janë sqaruar në lidhje me debatet që kanë pasur javën e shkuar.

Për të dy është ‘date’ i parë jashtë vilës dhe ata janë shprehur se ndihen shumë të emocionuar dhe se janë shumë mirë në prani të njëri-tjetrit dhe atmosfera gjithashtu është shumë e këndshme.

Aleksandros: Të kërkoj shumë falje për atë që ka ndodhur dhe ti nuk e meriton që të gjendesh aty, pasi atë situatë e solla unë.

Erida: Faleminderit, e vlerësojë shumë dhe për aq kohë sa jam me ty unë të besoj ty. Të kam qëndruar afër sepse ka qenë një javë e vështirë për ty dhe kam dashur të jem pranë teje.