LifeStyle

Këto mund të jenë arsyet pse ti dukesh deri në 10 vite më e madhe

Ka të bëjë me make up-in dhe gabimet që ju bëni 🙂

1-Përdorni shumë fondatin

Kur vendosni shumë fondatinë humbisni shkëlqimin e lëkurës. Duhet ta përdorni vetem aty ku duhet të barazoni ngjyrën e lëkurës. Kur blini një fondatinë, shmangni ato që përshkruhen si ‘mat’. Shikoni  për formula të cilat mund t’ju japin shkëlqim dhe pastërti në fytyrë.

2.Vendosja e buzëkuqëve në ngjyrë të errët

Një ngjyrë e errët e bën çdo sipërfaqe të duket më e vogël – një iluzion i mirëpritur mbase në ijet tuaja, por jo në buzët tuaja. Për t’i bërë buzët tuaja të diken më të plota dhe të dukeni më të reja përdorni shkëlqyesit. Një truk tjetër për të krijuar iluzionin e buzëve të plota, është vendosja e një lapsi të theksuar përgjatë vijës së sipërme të buzës, më pas ta përhapni me gisht.

3.Vendosja e penelit të zi

Nuk themi mos ta përdorni fare penelin, pasi ai e tregon syrin tuaj të duket më i madh, por mund të zgjidhni njyrën kafe në vend të të zezës. Në këtë mënyrë mund të shmangni një pamje të ‘egër’.

4.Lyerja e qerpikëve të poshtëm

Lyerja e qerpikëve të poshtëm mund t’i bëjë sytë të duken më të varur dhe të tërheq vëmendjen tek rrathët e syve.

5.Nuk përdorni ‘blush’

Një ‘skuqje’ rozë në faqet tuaja mund t’ju sjellë jetë në fytyrë. Buzëqesh dhe në pjesën më të ngritur të faqeve, vendos me një furccë të qendur me qime, pak ‘blush’ në ngjyrë rozë të lehtë.

6.Përdorni një laps vetullash të errët

Duhet të zgjidhni një ose dy hije më të errët se ngjyra juaj natyrale. Shmangni lapsat me ngjyrë të errët kur keni tipare të zbehta. Përpiquni mos ta aplikoni lapsin në gjithë vetullën tuaj, po vetëm në hapësirat boshe.