Lajme

Analisti: Kurti ndenji në Tiranë pas samitit, takoi këshilltarin e Macron

Analisti Mentor Nazarko ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me një këshilltar të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Duke folur në “Real Story”, Nazarko tha se Kurti ka qëndruar në Tiranë pas samitit të Procesit të Berlinit dhe ka zhvilluar një takim me një këshilltar të Macron. Ky i fundit arrit në Shqipëri pas përfundimit të samitit për shkak të një vonese nga një sulm terrorist në Francë.

Sipas analistit, kreu i qeverisë kosovare është larguar nga Tirana të nesërmen, pasi ka takuar këshilltarin e Macron. Nazarko shpjegon se fakti që ky takim nuk është bërë publik as nga mediet apo institucionet franceze apo ato kosovare, tregon se takimi ka qenë serioz.

“Në dijeninë time, Kurti ka qëndruar në Tiranë dhe është takuar me një këshilltar të Macron. Ka ikur të nesërmen. Fakti që ky takim nuk është bërë publik as në Kosovë as nga francezët, tregon se ka qenë një takim serioz”, deklaroi Nazarko.