Sipas një studimi, të dëgjosh zërat e nënave tona në telefon është po aq ngushëlluese sa edhe përqafimi i tyre.
Studimi u realizua nga studiues të Universitetit të Çikagos në Shtetet e Bashkuara, ku morën pjesë 61 vajza, të moshës 7 deri në 12 vjeç. Studiuesit analizuan reagimin e tyre teksa flisnin me nënat e tyre pasi kishin përjetuar momente stresuese për shkak të një testi aritmetik publik.
Vajzat u ndanë në 3 grupe. Grupi i parë takoi nënat dhe mori ngrohtësi dhe ngushëllim prej tyre. Grupi i dytë mori një telefonatë nga nënat e tyre. Ndërsa grupi i tretë ndoqi një film të konsideruar emocionalisht neutral, për rreth 75 minuta, pa pasur asnjë kontakt me nënat e tyre.
Rezultatet treguan se ata që ishin në kontakt telefonik me nënat e tyre dërguan stimuj nga veshët në tru shumë të ngjashëm me ata të grupit që ishin me nënat e tyre dhe merrnin dashurinë e tyre.
Studimi tregoi gjithashtu se dy grupet e para arritën një rritje identike të nivelit të oksitocinës. Vajzat në grupin e tretë, megjithatë, nuk pësuan ndonjë rritje të hormonit.
Studimi ofron një zbulim të vlefshëm! Nëse një ditë jeni të trishtuar ose të pushtuar nga një situatë stresuese ose e lodhur, mos u shqetësoni sepse nëna juaj nuk është pranë, telefononi, do të mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë!
Nënat janë vërtet të çmuara dhe na bëjnë të ndihemi mirë si larg ashtu edhe nga afër. Për sa njerëz të tjerë në jetën tonë mund të themi të njëjtën gjë?! Prandaj, duaje nënën tënde!