Lajme

VIDEO/ Rockstari i ri i PS-së, Damian Gjiknuri suprizon të ftuarit te FISH CITY

Mbrëmje gala e organizuar nga “Fish City”. Të ftuar në këtë event ishin shumë personazhe të njohur ku nuk munguan as nga fusha edhe e politikës. Ai që rrëmbeu vëmendjen në skenë ishte Damian Gjiknuri.

Ish sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, mori mikrofonin dhe nisi të këndojë si një rockstar i vërtetë. Në videon e siguruar nga Newsbomb shihet se si Gjiknuri performon live duke marrë të gjithë vëmendjen e të pranishmëve.

Kujtojmë që në muajin shtator, kryeministri Edi Rama bëri një reformë të thellë në Partinë Socialiste ku e largoi nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm. Sonte, ai është shfaqur ndryshe nga jemi mësuar ta shohim, duke kënduar këngë të huaja si një rockstar i ri i PS-së.