ShowBizzz

Offset tregon se çfarë e ka tërhequr tek Cardi B që ajo të jetë e duhura

Gjatë një paraqitjeje të së mërkurës në podcastin Call Her Daddy, reperi Offset ka folur se çfarë e ka tërhequr tek Cardi B që të krijonte familje me të.

“E kisha parë në internet dhe më pëlqeu mënyra se si ishte dhe sa e sigurt ishte”, tha Offset, 31 vjeç, prezantuesit Alex Cooper.

Ai shtoi, “Ajo nuk u brengos se çfarë mendojnë të tjerët, dhe kjo gjë ishte si një zjarr. Është njeri me personalitet të madh, kishte humor të mirë nga ajo që mund të shihja. Po ashtu, është një vajzë e lezetshme dhe më pas vendosa ajo ishte”, ka thënë Offset.

Pasi u njoh me Cardin, ai kuptoi se sa e afërt ishte ajo me prindërit dhe motrën e saj dhe vendosi që ajo të  ishte e duhura për të, shkruan People.