Lajme

Berisha e nis “seancën” nga Facebook-u, përplasje e ashpër me Felajn: Mbylle gojën!

Senaca në Kuvend duket se nuk do të nisë normalisht, pasi deputetët e PD kanë zënë karriget e ministrave në shenjë proteste.

Po kjo nuk ka penguar ish-kryeministrin Sali Berisha që të dalë në foltore dhe të mbajë fjalën dhe të përcjellë mesazhin “live” nga Facebook-u i tij.

Berisha shprehet se në këtë mënyrë kanë filluar qëndresën e tyre parlamentare, pasi sipas tij parlamenti është kthyer në një institucion personal të Edi Ramës dhe Lindita Nikollës.

Ai tha se PD ka dërguar disa ligje, por që nuk kanë kalur dhe janë mbyllur në “sirtar” dhe nuk kanë shkuar për diskutim në Kuvend.

Sakaq, Berisha ka pasur një përplasje të ashpër dhe me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn, të cilës edhe një herë tjertër i ka përmendur familjarët që ka në institucionet e drejtësisë.

Deputetët e opozitës fillojnë sot qëndresën e tyre permanente sepse ky parlament është shndërruar në një institucion personal të Edi Ramës dhe Lindës së parlamentit, që e drejton këtë institucion në mënyrën më amorale, më të turpshme, më antikushtetuese, më antiligjore.

Unë ju rikujtoj ju se ne deputetët, që përfaqësojmë qytetarët shqiptarë që kanë votuar kundër kësaj qeverie, kemi dorëzuar në parlament gjatë këtyre dy viteve, në përputhje me mandatet tona, 31 ligje dhe rezoluta, të cilat Edi Rama me Lindën e tij, i mban në sirtar dhe nuk lejon që ato të vijnë të shqyrtohen, të diskutohen në parlament.

Së dyti, në emër tuaj, në emër të qytetarëve opozitarë, deputetët e opozitës në mënyrë të vazhdueshme kërkojnë në komisione paraqitjen e ministrave dhe ata me urdhër të Edi Ramës, refuzojnë të paraqiten duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Së treti, pas komisionit hetimor parlamentar të djegësave, në të cilën Edi Rama, ministrat e tij dhe një pjesë e madhe e nomenklaturës së krimit, dilte e implikuar, deputetëve të opozitës i është hequr e drejta e krijimit të komisioneve parlamentare.

Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, janë kthyer gjer sot 5 nisma, 5 kërkesa për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare.

U refuzua kërkesa e komisionit hetimor parlamentar për McGonigal, një nga veprimtaritë më të shëmtuara, më kriminale, në të cilën Edi Rama, Dorian Duçka, Charles McGonigal dhe Agron Neza kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal. Ata kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe janë vërsulur në manipulim dosjesh dhe shpifjesh për opozitën. Ata kanë instaluar në Shqipëri sistemin e gjobëvënies ndaj biznesmenëve të vendit, ndërkohë që McGonigal ishte në detyrë, shef i kundërzbulimit të FBI në SHBA.

McGonigal ka pranuar për dosjen shqiptare, të gjitha akuzat e ngritura nga juria e madhe dhe prokuroria e SHBA. Por në secilën prej atyre akuzave, bashkëfajtor me McGonigal është Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza”, tha Berisha.

Berisha i drejtohet Felajt: Pusho ti aty. Pusho se do të nxjerrim jashtë fare. Unë po komunikoj me qytetarët. Ti ke prodhosur institucionet. Shkon në prokurori dhe ka katër anëtarëë të Felajt. Mbylle gojën, mos fol.