“Ik qërohu që këtej,” dëgjohet teksa thotë një i moshuar.
Një situatë e sikletshme ka ndodhur për deputetin demokrat Oerd Bylykbashin. Teksa ka tentuar t’i bashkohet protestës së pensionistëve dhe të minatorëve, i është kërkuar menjëherë të largohet.
Sipas protestuesve, kjo nuk është një kauzë politike, prandaj nuk do të pranojnë asnjë figurë politike.
Pensionistët dhe minatorët janë ngritur në protestë dhe kërkojnë rritjen e pensioneve, por edhe miratimin e statusit të minatorit.
Ata kërkuan të futen edhe në seancë, por policia krijoi një kordon sigurie para parlamentit dhe për këtë arsye ka pasur dhe përplasje me forcat e rendit.
Një nga të moshuarit nga tensioni i krijuar është ndjerë keq dhe ka rënë përtokë, ndërsa qytetarët i kanë ardhur në ndihmë.