Lajme

Të ndarë në “Air Albania”, Rama për Kurtin: S’më njoftoi që të do vinte!

Kryefjala e mediave në Shqipëri si dhe Kosovë prej muajsh tashmë është marrëdhënia që dy kryeminsitrat Edi Rama dhe Albin Kurti kanë me njëri-tjetrin.

Se mes dy kryeministrave ka një ftohje u nxit më tej gjatë ndjeshjes Çeki-Shqipëri, ku Rama dhe Kurti ndoqën ndeshjen në “Air Albania”  të ndarë.

Sa i përket kësaj kryeministri Rama ka folur për herë të parë në “Opinion” duke thënë se nuk ishte në dijeni që kryeministri Kurti do të vinte atë dite në Shqipëri dhe se nuk është ai që merret me organizimin e protokollit.

“Unë nuk merrem me organizimin e protokollit unë nuk tre vende që kisha vetë dhe u ula në tre vendet që kisha vetë. Në atë boksin e veçantë se pastaj pyeta edhe unë. Nuk e dija që Kurti do të vinte në Tiranë. Në boksin e veçantë nuk ishte vetëm Albini por ishte zv kryeministri i Maqedonisë, ishte edhe Balluku aty lart edhe tani çfarë muhabete janë këto.  Unë kur shkoj në Kosovë i njoftoj të gjithë edhe kush më pret”, tha Rama, duke theksuar më tej që mes tij dhe Albin Kurti nuk ka asnjë nervozizëm.

“S’kam asnjë nervozizëm me Albin Kurtin. Emri iu përmend vetëm njëherë dhe mund ta përmendësh vetëm njëherë dhe flas me kanqësi për Albinin”, theksoi Rama.