Lajme

Shokon babai i foshnjës që u infektua me HIV: Mori dhe Covid e infeksione të tjera

Babi i foshnjës që u infektua me HIV pas mjekimit në QSUT ka thënë se fëmija ishte i infektuar dhe me Covid dhe infeksione të tjera gjatë qëndrimit në urgjencë.

Në një lidhje direkte me Grida Dumën në “Top Story”, ai tha se djali i tij kishte lindur në tetor dhe lindja kishte qenë normale. Por pas konstatimit që foshnja nuk kishte frymëmarrje normale, u shtrua në reanimacion.

Më tej, duke parë që temperatura nuk po ulej, ai tha se fëmija u shtrua në urgjencën e QSUT ku më pas ka bërë një deklaratë tronditëse duke thënë se përveç diagnozës që 1-vjeçari ishte i infektuar me HIV, rezultoi që ishte i infketuar dhe me Covid e infeksione të tjera që i mori në spital.

“Djali im ka lindur në tetor shtatzënia ka qenë periudha më e bukur në jetën time, lindja ka qenë cezariane normale, më pas ditën e parë konstatuam, djali nuk bënte frymëmarrje normale dhe nga verifikimet e materinati destres respirator, u shtrua pesë ditë në reanimacion u trajtua me terapi antibiotikë dhe doli në datën 16 tetor 2021 nga spitali.

Ecuria ka qenë mirë, rritej shëndetshëm, më pas ndodhi siç u ndodh fëmijëve bllokim frymëmarrje dhe u desh ta shtronim me urgjencë, duke parë gjendjen n e rënduar u shtrua në reanimacionin e vjetër, gjendja nuk ishte e mirë për pak i ka shpëtuar intubimit, pasi kemi dalë nga spitali gjendja e djalit nuk u rikthye kurrë si më parë.

26 dhjetor nisi një temperaturë aspak normale e shoqëruar me diarre dhe temp e cila nuk ulej, folëm me doktoreshën dhe na dha një medikament për ti ulur temperaturën, gjendja nuk përmirësohej frymëmarrja rëndohej dhe po zhvillonte infeksione në lëkurë dhe urinare.

Temperatura nuk ulej, doktoresha që e ndiqte hidhte teori që rezultuan negative, gjendja nuk ndryshoi në asnjë moment, kërkuam një epikrizë pasi ishim të bindur për ta dërguar jashtë, hodhi hipotezën e imunodeficencës, u shtrua në urgjencë, gjendja ishte shumë e rënduar me 60% oksigjen dhe përveç diagnozës që e morëm më pas ishte dhe me COVID, lëre viruse të tjera që i mori në spital”, tha ai.

Më 27 nëntor 2021, prindërit e vogëlushit u njoftuan se pas analizave, djali ishte infektuar me HIV. Kjo i shokoi dhe ata vendosën të ndjekin rrugët ligjore, pasi 1 vjeçari ishte shtruar në reanimacionin e Pediatrisë nga bronkopneumonia.

Për të sqaruar dyshimet e tyre, dy prindërit ju drejtuan laboratorëve në Gjermani dhe në Itali. Pas analizave, në të dy laboratorët e huaj ka dalë se prindërit e foshnjës 1 vjeçe nuk ishin bartës të HIV dhe për rrjedhojë fëmija nuk ishte infektuar prej tyre.