ShowBizzz

Triumfi me kombëtaren, Jasir Asani festoi krah këngëtares së njohur shqiptare

Jasir Asani, sulmuesi i kombëtares shqiptare që ka çuar peshë zemrat e kuqezinjve duke shkëlqyer në fushën e blertë, është parë së fundmi në shoqërinë e këngëtares Samanta Karavella.

Ata janë ulur në një tavolinë teksa Asani duket i fokusuar në atë çka po diskuton me këngëtaren simpatike, të shoqëruar edhe nga menaxheri i kësaj të fundit.

Në fotografinë e shpërndarë, Samanta ka vendosur një emoji duke trokitur dy gota.

Nuk dihet nëse ky është fillimi i një shoqërie të re, apo janë duke planifikuar ndonjë projekt në fushën e artit.

Samanta u bë e njohur gjerësisht për publikun shqiptar në rininë e saj te “Ethet e së Premtes”, ndërsa futbollisti 28-vjeçar që po shkëlqen në çdo ndeshje me kombëtaren ka tërhequr tashmë vëmendjen e klubeve të rëndësishme evropiane



lokimagazine