Lajme

SHBA rrëzon raketa të lëshuara nga Jemeni, ishin në drejtim të Izraelit

Një anije luftarake amerikane ka rrëzuar këtë të enjte tre raketa dhe disa dronë të lëshuar nga Jemeni. Pentagoni tha se këto raketa mund të ishim në drejtim të territorit izraelit.

Raketat dhe dronët u lëshuan nga rebelët pro-iranianë Houthi në Jemen në mes të një stuhie sulmesh me dronë kundër trupave amerikane në Irak dhe Siri gjatë dy ditëve të fundit, tha gjenerali Ryder. Incidentet nënvizuan rreziqet e shtuara për Shtetet e Bashkuara se konflikti në Rripin e Gazës mund të spiralizojë në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

“Ne nuk mund të themi me siguri se çfarë synonin këto raketa dhe drone, por ato u lëshuan nga Jemeni duke shkuar në veri përgjatë Detit të Kuq, potencialisht drejt objektivave në Izrael”, tha gjeneral Patrick Ryder i cili wshtw njw zwdhwnws i Pentagonit.

Që nga sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor, administrata Biden ka nxituar dy aeroplanmbajtëse dhe trupa shtesë në Mesdheun lindor pranë Izraelit për të penguar Iranin dhe përfaqësuesit e tij në rajon nga përfshirja në një luftë më të gjerë rajonale.