Lajme

Biden: Terrori dhe tirania e Hamasit dhe Putinit duan të shkatërrojnë demokracinë

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka dënuar sulmet e Hamasit dhe presidentit Vladimir Putin. Në një fjalim të mbajtur mbrëmjen e së enjtes, presidenti amerikan tha se sulmet ndaj Izraelit dhe pushtimi i Ukrainës kanë qëllime të përbashkëta, goditjen e demokracisë.

“Hamasi dhe Putin përfaqësojnë kërcënime të ndryshme, por ata ndajnë këtë të përbashkët: të dy duan të fshijnë plotësisht demokracinë,” tha Biden në fjalimin e tij.

Nga zyra e tij Biden bëri em dije se do t’i dërgojë Kongresit një kërkesë urgjente buxhetore për të financuar nevojat e sigurisë kombëtare të Amerikës për të mbnështetur Izraelin dhe Ukrainën në këto momente kritije.

“Udhëheqja amerikane është ajo që e mban botën të bashkuar. Aleancat amerikane janë ato që na mbajnë të sigurt në Amerikë. Vlerat amerikane janë ato që na bëjnë një komb partner me të cilin dëshironi të punoni. Të vësh në rrezik gjithë këtë  të largohemi nga Ukraina, t’i kthejmë shpinën Izraelit, thjesht nuk ia vlen. Kjo është arsyeja pse nesër do t’i dërgoj Kongresit një kërkesë urgjente buxhetore për të financuar nevojat e Amerikës për sigurinë kombëtare  nevojat për të mbështetur partnerët tanë të rëndësishëm, duke përfshirë Izraelin dhe Ukrainën. Na ndihmoni t’i mbajmë trupat amerikane jashtë rrezikut. Na ndihmoni të ndërtojmë një botë më të sigurt, më paqësore dhe më të begatë për fëmijët dhe nipërit tanë”, tha presidenti Biden.

Ndër të tjera presidenti Biden ritheksoi dhe njëherë deklaratën e bërë nga Shtëpia e Bardhë lidhur me sulmin të paprecedentë në spitalin në Gaza. Ai tha se ky sulm nuk u bë nga Izraeli, duke hedhur kështu poshtë njëherë e mirë të gjitha akuzat e bëra nga ana e Palestinës.

“Jam i shkatërruar nga humbja tragjike e jetës palestineze, duke përfshirë shpërthimin në spitalin e Gazës, i cili nuk u krye nga izraelitët”, shtoi ai.