Lajme

Policia arreston “manekinin” pas vjedhjes së një dyqani në Varshavë

Policia në Poloni ka arrestuar një burrë pasi ai pretendonte të ishte një manekin në një vitrinë dyqani në përpjekje për të vjedhur bizhuteri.

Fotot treguan 22-vjeçarin duke qëndruar në këmbë dhe duke mbajtur një çantë në një vitrinë të një dyqani në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, raporton BBC.

Ai është akuzuar se ka kërkuar në dyqan për sende për të vjedhur pas mbylljes sq qendrës tregtare para se t’ia vinte syrin një stende bizhuterish.

Burri dyshohet se ka vjedhur edhe sende nga një qendër të dytë tregtare. Ai është akuzuar për vjedhje dhe rrezikon deri në 10 vjet burg.

Policia tha se ai qëndroi i palëvizshëm derisa “e ndjeu se ishte i sigurt”, më pas kaloi nëpër dyqan, pasi mbylljes, për të marrë bizhuteritë.

Ai u vu re nga stafi i sigurisë.

Personi akuzohet edhe për dy ngjarje të tjera.

Për ngjarjen e parë, policia thotë se ai darkoi vonë në një restorant pasi priti deri në kohën e mbylljes.

Ndërsa për ngjarjen e dytë, ai dyshohet se hyri në një dyqan veshjesh dhe ndërroi rrobat e tij me të reja, përpara se të kthehej në restorant për një vakt tjetër.