Lajme

Hamasi i vendos kusht Izraelit: Lirojmë pengjet në këmbim të armëpushimit

Prej më shumë se dy javë vijojnë luftimet e ashpra mes terroristëve palestinezë dhe Izrelit.

E teksa qytetet vijojnë bombardohen pa pushim duket se Hamasi po kërkon armëpushim. BBC shkruan se janë duke u zhvilluar bisedime mes palëve për lirimin e 203 pengjeve që po mbahe në Gaza.

Mirëpo në këmbim të pengjeve, Hamasi ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm. Sipas burimeve të BBC, Izraeli nuk ka pranuar armëpushimin.

Hamasi mban një pjesë të qytetarëve peng, ndërsa të tjerë janë rrëmbyer nga grupe të tjera të armatosura militante. Nëse kjo marrëveshje do arrihej, do të ishte një shans i mirë për të dalë të gjallë të rrëmbyerit.

Pak më parë shefi i OKB-së, Antonio Guterres ka folur për median në lidhje me luftën që po zhvillohet në Gaza, si dhe për qindra civilët e vrarë, e për mijëra të tjerë që ndodhen në vështirësi.

Guterres foli për dhjetëra kamionët me ndihma humanitare të mbetura në kufi, teksa tha se “ata kamjonë janë një fije shpëtime dhe ndryshimi midis jetës dhe vdekjes për kaq shumë njerëz në Gaza”.