Lajme

FOTOLAJM/ Dy gratë që i mbijetuan Holokaustit, por jo Hamasit

Në mes të luftës Izrael- Hamas po ndodhin me qindra zhvillime, një ndër të cilat na tërhoqi vëmendjen dhe donim ta ndanim me ju. Dy gra arritën t’i mbijetojnë Holokaustit, por jo Hamasit.

Bëhet fjalë për Naomi Pearlman, 90-vjeçarja, e cila u godit nga një raketë gjatë një sulmi të majit 2021 dhe arriti të shpëtonte me plagë shumë të rënda. Sot, ato plagë e çuan drejt vdekjes.

Vdekja e Perlman solli numrin e përgjithshëm të vdekjeve izraelite (atë që u referua nga Izraeli si Operacioni “Ruajtësi i Murit”) në 13, nga të cilët 12 ishin civilë dhe një ushtar i IDF (Forcave Mbrojtëse të Izraelit).

Ndërkaq, gruaja e dytë, Gina, një 90-vjeçare, u godit në shtëpinë e saj nga terroristët e Hamasit dy javë më parë dhe kësaj rradhe fati nuk ishte në krahun e saj duke rezultuar në nje goditje fatale me humbje jete.