Kim Kardashian ka vendosur një kufi moshe për marrëdhëniet e saj të ardhshme. Pas lidhjes së saj me komedianin Pete Davidson, ajo vendosi që partneri i saj i ardhshëm të jetë më afër moshës së saj.
“Pas përvojës sime të fundit, unë kam kufij moshe”, tha Kim, 42 vjeçe, duke iu referuar diferencës 13-vjeçare që kishte me Davidson, 29 vjeç.
“Më duhet pak më i përshtatshëm për moshën”, shtoi nëna e dy fëmijëve në episodin më të fundit të reality shoë-t të saj “The Kardashians”.
Pavarësisht kësaj, ajo paralajmëroi se në këtë moment është e lumtur që është beqare. “Unë jam vërtet mirë duke qëndruar vetëm dhe personi i duhur do të vijë në rrugën time”.
Megjithatë, 42-vjeçarja shtoi se do të dëshironte të kishte ndihmën e një partneri në rritjen e fëmijëve të saj. “Do të ishte shumë mirë nëse do të kisha një partner, që do të vinte dhe do të më merrte përsipër. Por nuk mund të ndodhë kështu”.