Lajme

Emigrantët në Gjermani, Scholz: Të përshpejtohet dëbimi i azilantëve

Kancelari Olaf Scholz thotë se Gjermania duhet të fillojë deportimin “në një shkallë të gjerë” të emigrantëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vend.

Komentet e Scholz në një intervistë me të përjavshmen Der Spiegel u botuan të premten, ndërsa një figurë kryesore e opozitës gjermane bëri thirrje që kancelari i qendrës së majtë të braktiste partnerët e tij të koalicionit dhe në vend të kësaj të formonte një qeveri me konservatorët për t’u marrë me çështjet e migracionit.

Ai u takua me liderin e opozitës Friedrich Merz dhe dy guvernatorët kryesorë të shtetit për të diskutuar mënyrat e trajtimit të migracionit – një temë për të cilën kundërshtarët e tij kanë sulmuar pamëshirshëm qeverinë. Të hënën, qeveria njoftoi Komisionin Evropian për kontrollet e përkohshme kufitare në kufijtë polakë, çekë dhe zviceranë.

Strehëzat për emigrantët dhe refugjatët janë mbushur muajt e fundit pasi një numër i konsiderueshëm azilkërkuesish i shtohen më shumë se 1 milion ukrainasve që kanë mbërritur që nga fillimi i luftës së Rusisë në atdheun e tyre.

Scholz ka prezantuar një javë më parë legjislacionin për ta lehtësuar procesin e dëbimit të migrantëve që u është refuzuar azili.