Lajme

Tjetër avion me furnizime për Gazan, por më kot…

Një tjetër aeroplan me furnizime mjekësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është ulur këtë të premte në aeroportin e Egjiptit. Ndihmat pritet të dërgohen në Gaza për t’u ardhur në ndihmë spitaleve dhe civilëve të plagosur.

Sipas OBSH, ngarkesa mbante nëntë ton furnizime duke përfshirë medikamente dhe instrumente kirurgjikale për një mijë operacione mjekësore, si dhe rezervuarë uji e tenda.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë një rrymë furnizimesh për të shpëtuar jetën. Ajo që na duhet tani është fluksi i menjëhershëm dhe i pandërprerë i këtyre furnizimeve në Gaza”, thuhet në postimin e OBSH-së.

Kujtojmë, kalimi midis Gazës jugore dhe Egjiptit në Rafah ka mbetur i mbyllur dhe ndihmat nuk mund të dërgohen në Palesitnë për momentin, ndërkohë që banorët në spitale luftojnë me jetën.