Lajme

Izraeli lëshon paralajmërim për evakuimin e spitalit në Gaza

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thotë se Izraeli urdhëron evakuimin e spitalit

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thotë se forcat izraelite kanë lëshuar një urdhër evakuimi në spitalin Al-Quds në Gaza.

Spitali aktualisht është shtëpia e mbi 400 pacientëve dhe 12,000 civilëve të zhvendosur, sipas Gjysmëhënës së Kuqe.

Në një postim në Twitter, organizata humanitare i bëri thirrje “komunitetit ndërkombëtar që të veprojë urgjentisht, duke shmangur një tjetër katastrofë si Spitali Al-Ahli”  në lidhje me shpërthimin në spitalin Baptist për të cilin Hamasi fajëson Izraelin, por izraelitët paraqitën prova që tregonin se ishte shkaktuar nga një raketë e lëshuar nga brenda Gazës.