Lajme

Izraeli do të vazhdojë luftën kundër Hamasit, po përgatitet për fazat e ardhshme

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit po përgatiten për fazat e ardhshme në luftën kundër Hamasit, ndërsa konflikti vazhdon, tha të premten zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari.

Zëdhënës i Inteligjencës Izraelite, Daniel Hagari tha këtë të premte se rioriteti kryesor i vendit është kthimi i të gjithë të rrëmbyerve dhe gjetja e të zhdukurve, në të gjitha mënyrat e mundshme,civile, inteligjente dhe ushtarake.

Gjithashtu, ai shtoi se në të njëjtën kohë, Izraeli po vazhdojmë luftën kundër Hamasit dhe duke u përgatitur për fazat e ardhshme të luftës.

“Ndërsa flasim, kalimet janë të mbyllura dhe asnjë pajisje nuk po hyn në Rripin e Gazës”, deklaroi Hagari.

Përgjigja e Hagarit erdhi pasi atij iu bë një pyetje në lidhje me negociatat e mëtejshme për lirimin e pengjeve, duke thënë se Inteligjenca Izraelit po bën një përpjekje të madhe dhe po i jep përparësi kthimit të të gjithë pengjeve.