ShowBizzz

Çfarë ndodhi? Konkurrentja e DWTS e bën Olta Gixharin të shpërthejë në lot

Një performancë shumë emocionuese në mbrëmjen e sotme në “Dancing with the stars” ishte ajo e Ina Kollcakut.

Duke qenë nata e filmit dhe kinematografisë botërore, Ina performoi në rolin e “Barbie” një kërcim dedikuar vajzave dhe grave.

Ky kërcim solli shumë emocione dhe lot në skenë nga ana e Inës por edhe nga Olta Gixhari.

Pas përfundimit të performancës, Ina u shpreh se kërcimin e saj ia dedikon edhe Oltës në veçanti pasi ajo është një grua që është sulmuar masivisht pa të drejtë.

TS Poll - Loading poll ...

Me të thënë këtë, dy vajzat shpërthyen të dyja në lot teksa shkëmbyen një përqafim të ngrohtë.



lokimagazine