
Një stuhi e fuqishme ka goditur tre ditët e fundit Britaninë, Gjermaninë Veriore dhe Skandinavinë Jugore.
Stuhia Babet ka shkaktuar përmbytje, ndërprerje të energjisë elektrike, evakuime dhe ndërprerje të fluturimeve, shërbimin hekurudhor dhe linjat e trageteve.
Që nga e enjtja, të paktën katër persona kanë vdekur.
Viktima e fundit ishte një grua së cilës i ra një pemë mbi makinën e saj.
Aeroporti i Kopenhagës anuloi 142 fluturime të premten, por rifilloi funksionimin sot në mëngjes.
/tiranapost