ShowBizzz

Denisi me deklarata dashurie për Xhesikën në “folenë e dashurisë”

“Nuk mbyllen plagët brenda një nate”, Xhesika dhe Denisi në ‘folenë e dashurisë’

Xhesika dhe Denisi ishin çifti i radhës që shkoi në ‘folenë e dashurisë’.

Një mesazh erdhi në vilë për Xhesikën, e cila vendosi t’i bëjë një ‘prank’ Denisit. Edhe ky i fundit e mbajti lojën duke u shprehur ‘nuk vij’.

Megjithatë, çifti u fut më pas në ‘fole’ dhe Denisi deklararoi se është i përqendruar te Xhesika.

TS Poll - Loading poll ...

Xhesika: Këtë dolli do e ngre për guximin që të zgjodha ty për të vazhduar këtu brenda.

Denisi: Ky ‘Prime’ na ka ftohur e pranoj, por nuk mund të mbyllen të gjitha plagët brenda një nate. Do të doja që të kisha një shkop magjik që t’i rregulloja të gjitha, por nuk e kam. Familja jote do që të shohin ty larg meje, ata duhet ta shohin që ti je me mua sepse ke dëshirë.

Xhesika: Pyetja që kanë të gjithë është që a ke të njëjtën dëshirë ti?

Denisi: Absolutisht që po, nuk i kam hapur asnjë dritare tjetër vetes. Jam përqendruar vetëm te ty.