Lajme

Arrestimi i Jamarbër Malltezit, reagon Edi Rama: Shqipëri e bukur!

Familja Berisha po “vlon” nga përballja me drejtësinë, teksa në pranga ka rënë Jamarbër Malltezi, ndërsa për ish-kryeministrin është vendosur masa “Detyrim paraqitje” si dhe i është ndaluar largimi nga Shqipëria.

Teksa nga momenti në moment pritet dalja e Sali Berishës për mediat, kryeministri Edi Rama duket se ka zgjedhur të japë një mesazh të koduar për drejtësinë e re. Krahas një fotoje të stadiumit “Air Albania”, ai shkuan: Shqipëri e bukur!

Ky postim i kreut të shtetit përkon me arrestimin e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi me urdhër të SPAK.

Mësohet se dhëndri i Sali Berishës ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit. Urdhëri për të është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.

Shkak për arrestimin e Jamarbër Malltezit është bërë kompleksi “Partizani”.  Në atë tokë, kur dikur ndodhej Klubi sportiv “Partizani”  sot janë ndërtuar dhe vijojnë të ndërtohen ende dhjetëra kulla, teksa Jamarber Malltezi është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve, duke korrur miliona.