Lajme

Jozefina Topalli i del në mbrojtje Berishës: SPAK po dhunon të drejtat e njeriut

Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, i ka dalë në mbrojtje  ish-kryeministrit Sali Berisha, pas akuzave të ngritura nga SPAK.

Sipas Topallit masat e marra po dhunojnë ekstremisht të drejtat e njeriut dhe po sjellin rrezik për stabilitetin. Përmes një statusi në rrjetet sociale ajo shkuan se kjo praktikë përdoret nga regjimet autoritare apo grupet ekstremiste që kërkojnë të shtypin opozitën e një vendi.

Perdorimi i kercenimit, ndalimit, arrestimit apo ndalimit te levizjes ndaj kryetarit te opozites dhe familjes se tij eshte nje praktike ekstreme, qe dhunon ne menyre ekstreme te drejtat e njeriut, minon demokracine dhe stabilitetin e nje shoqerie.

Kjo praktike perdoret nga regjimet autoritare apo grupe ekstreme, qe kerkojne te shtypin opoziten politike te nje vendi.

Ne shtetin e prokuroreve qesharak, ndodh qe te urdherojne ndalimin e levizjes se depueteti, pa lejen e parlamentit, ne shkelje shume te rende te Kushtetutes, si nje kapercim i pafalshem i shtetit te se drejtes dhe si fakt i qarte i zbatimit te urdherve politik.

Perdorimi politik i drejtesise kundra opozites se nje vendi, e vecanerisht kundra kryetarit te opozites dhe familjareve te tij eshte hapi me i rrezikshem per stabilitetin e vendit, por mund te kthehet dhe si hap vendimtar per te ndryshuar situaten nga nje shtet i korruptuar dhe i kriminalizuar ne nje vend qe interesim publik e ka te shenjte”, shkruan ajo.

Sali Berisha është vënë nën hetim nga SPAK për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë.

Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi ranë në pranga për të njëjtën çështje, por për ish kryeministrit nuk u mor e njëjta masë. Shkak për këtë gjë është bërë mosha e thyer e Berishës, i cili vetëm pak ditë më parë festoi ditëlindjen e 70-të. Ndërkohë, ligji thotë qartë se kush është mbi 70 vjeç, nuk mund të vendoset masë sigurimi “Arrest në burg”.

Ai është një ndër zyrtarët më të lartë të shtetit për të cilin kërkohet një masë sigurimi, duke u bërë i pari ish-president i Republikës që ka hesape të hapura me drejtësinë.

Hetimet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisën pas një kallëzimi penal të bërë në vitin 2020, nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të PS.

Në atë tokë, kur dikur ndodhej Klubi sportiv “Partizani”  sot janë ndërtuar dhe vijojnë të ndërtohen ende dhjetëra kulla, teksa Jamarber Malltezi është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve, duke korrur miliona.