Çdo marrëdhënie në çift kalon në faza të ndryshme zhvillimi, ku mes tyre përfshihen edhe episodet e mërzitjes. Partnerët mund të “fjalosen” për shumë motive, nga fëmijët, shtëpia, financat apo edhe debate që lindin në çast dhe që mund të bëhen trampolinë për një periudhë mërzitjeje mes gruas dhe burrit. Por, psikologët kanë studiuar se cilat mund të jenë pesë gjuhët e zemërimit që përdoren më së shumti nga partnerët në çift, ndoshta dhe ju e keni përjetuar një prej tyre.
# E drejtë/ e gabuar
Unë kam të drejtë, ti e ke gabim. E shtyrë nga një ndjenjë epërsie, kjo gjuhë mund të përshkallëzohet lehtësisht deri në pikën çiftet të kenë më shumë keqkuptime. Shtete të ndryshme kanë hyrë në luftë për këtë gjuhë se kush e ka të drejtë dhe kush gabim.
# Zemërimi
Shpesh me një ton mosbesimi, mesazhi themelor në këtë gjendje është se “viktima” nuk e meritonte atë që mori në këmbim. Kjo është një teknikë klasike e “kthimit të tavolinave përmbys” që i vendos të dyja palët në mbrojtje.
#Ndëshkimi
Ti do të paguash për këtë! Shprehja si: “Unë nuk fal dhe nuk harroj” është një nga gjuhët e zemërimit që mund të rri e “fjetur” për shumë kohë dhe më pas të shërbehet si pjatë e ftohtë e hakmarrjes.
#Shpërqëndrimi
Ky është arti i devijimit dhe përdoret për të shmangur përgjegjësisë dhe për ta vënë partnerin/en në mbrojtje.
#Arsyetimi
Një shprehje thotë: “karma is a bit*h” vetëm se në këtë rast, karmës i është dhënë një shtytje masive nga dikush që rri para jush si gjyqtar apo juri që “peshon” rrethanat dhe pasojat e raportit në çift.