Lajme

Avokati: Dosja e SPAK ndaj Berishës është politike, absurde marrja e pasaportës

Avokati Altin Goxhaj e ka cilësuar si politike dosjen nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili akuzohet për privatizimin e ish klubit Partizani.

Duke folur për “Fax Neës”, Goxhaj tha se kjo dosje është politike dhe jo juridike. Sipas tij, marrja e pasaportës së Berishës është absurde. Ai është shprehur se t’i marrësh pasaportën Sali Berishës është t’i mohosh identitetin kombëtar.

Më tej, avokati shtoi problemi i Prokurorisë nuk është ikja e Sali Berishës nga Shqipëria, por qëndrimi i tij në vend.

“Duket dosje politike dhe jo juridike. T’i marrësh pasaportën Sali Berishës është absurde.

T’ja marrësh pasaportën Sali Berishës është t’i mohosh identitetin kombëtar.

Është i dyti në Shqipëri pas Ramës. Është akt politik dhe jo juridik.

I heq thjeshtë të drejtën për kontakt ndërkombëtar.

Prokuroria se ka problemin se do iki Sali Berisha nga Shqipëria, ata shqetësohen se nuk po iken, jo se ikën”, deklaroi Goxhaj.