Lajme

Plagoset me thikë 16-vjeçari në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Fier ku një adoleshent ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, rreth orës 19:20 një 16-vjeçar është plagosur me thikë.

Menjëherë i riu është dërguar në spitalin e Fierit, ndërkohë policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i plotë i Policisë:

 Fier

Plagosi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e 16-vjeçarit.

Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Zogu i zi”, Fier, dyshohet se një shtetas 16 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatarin e tij 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.