Lajme

Princ Leka dhe Elia Zaharia në krizë? Festojnë ditëlindjen e Geraldinës të ndarë

Tre vjetori i ditëlindjes së vajzës së tyre, Geraldinës, Princ Lekën dhe Elia Zaharian i gjeti jo pranë njëri-tjetrit, madje as edhe me një urim të përbashkët për të voglën e tyre.

Dy vitet e kaluara urimi i ditëlindjes për vajzën vinte me foton familjare në rrjetet sociale, mirëpo ky vit ka qenë ndryshe. Princ Leka ka uruar të voglën me një foto krah njëri-tjetrit, ndërsa Elia me fotot e ditëlindjes ku shihej në praninë e nënës së saj, Yllka Mujos dhe babait të saj Gjergj Zaharia. E sigurisht në këto foto familjare, vëmendjen na tërhoqi mungesa e Princit, i cili si duket nuk ka qenë i pranishëm në këtë ditë kaq speciale për Geraldinën.

Mos vallë mes Elias dhe Princ Lekës ka ndonjë krisje, apo thjesht ky i fundit ndodhet në udhëtim jashtë Shqipërisë dhe e ka patur të pamundur të jetë pranë familjes së tij?! Ngelet për t’u parë në vijim!