Lajme

Malltezi në qeli, ndërtuesi Fatmir Bektasi fotografohet në “zonën e krimit”

Dhëndri i ish-kryeministri Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ndodhet prej pasdites së të shtunën në qelitë e paraburgimit të Bllokut të Sigurisë në Tiranë, pasi është prangosur nga agjentët e Oparacionales në Rinas, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, kanë pastruar para në vlerën e 6.7 miliardë lekëve, në kullat e banimit të ndërtuara në zonën ku ndodhej ish-kompleksi Partizani.

Nëse ndaj Mallatezi u vendos masë shtrënguese “Arrest me burg”, për vjehrrin dhe ndërtuesin Bektashi është dhënë “Detyrim paraqitje”.

Pasditen e djeshme, rreth një ditë pas operacionit dhe kur media po ekspozonte një nga një dëshmitë e personave të thirrur në SPAK, ndërtuesi Fatmir Bektashi është shfaqur “në zonën e krimit”. Vox News shkruan se ai është fotografuar duke shkuar me nxitim në kompleksin “Kontakt” te 21 Dhjetori.

Ndertuesi Fatmir Bektashi
Ndertuesi Fatmir Bektashi