LifeStyle

Ju del gjumi çdo natë në të njëjtën orë, ja nga çfarë po vuan trupi juaj

Ju ka ndodhur të zgjoheni për disa netë rresht në të njëjtën orë?

Mund të duket rastësi, por mjekësia tradicionale kineze (TCM) mund të ketë një shpjegim dhe një zgjidhje për ju.Çdo organ ka orën e tij biologjike, ndaj ekziston dhe një kohë optimale për çdo aktivitet.

21:00-23:00–Tiroidet/ Gjatë fazave të para të gjumit, sistemi endokrin ribalancohet, ndërkohë që enët e gjakut bëhen më aktive. Kjo do të thotë se çdo problem shëndetësor i lidhur me sistemin imunitar, tiroiden, gjëndrat veshkore ose metabolizmin mund t’ju mbajnë zgjuar. Vështirësia për të fjetur në këtë orë mund të jetë gjithashtu shenjë e stresit ose ankthit gjatë ditës. Për të përmirësuar kualitetin e gjumit në këtë fazë, mund të praktikoni meditimin, jogën ose ushtrimet relaksuese.

23:00-01:00–Gurët në tëmth/ Tëmthi prodhon një lëng i quajtur bile, që nevojitet për tretjen dhe absorbimin e të gjitha yndyrave që konsumojmë gjatë ditë. Zgjimi në këtë orë të natës mund të paralajmërojë për gurë në tëmth ose se duhet të ulni konsumin e yndyrave e të konsumoni ato të shëndetshme.

01:00-03:00–Mëlçia/ Gjatë kësaj kohe, trupi pastrohet vetë, duke hequr mbetjet nga gjaku dhe indet e tjera, prandaj zgjimi në këtë orë mund të tregojë për nivele të larta të toksinave në trup, që duhet të përpunohen nga mëlçia. Që ky organ të funksionojë siç duhet, pini më shumë ujë dhe kufizoni alkoolin dhe kafeinën.

03:00-05:00– Mushkëritë/ Mushkëritë janë organet e para që fillojnë të mbushen me Qi duke thithur oksigjenin dhe e transportuar atë në sisteme të tjera për t’u përgatitur për një ditë të re. Nëse zgjoheni rreth orës 3:00 deri 5:00 të mëngjesit dhe keni simptoma të tilla si kollë, teshtima ose bllokim të hundëve, paralajmërojnë për probleme shëndetësore si ftohja ose gripi ose një dietë e varfër, transmeton living.

05:00-07:00–Zorra e trashë/ Gjatë këtyre orëve të mëngjesit, energjia është e përqendruar më shumë në zorrën e trashë për të pastruar mbetjet nga trupi. Nëse keni ndonjë çrregullim në këtë organ, mund të përjetoni kapsllëk, shtim në peshë ose plakje të parakohshme. Që zorra e trashë të funksionojë siç duhet dhe për të rregulluar ciklin e gjumit, duhet të tendosni muskujt, të pini shumë ujë ose të shkoni në tualet pasi të zgjoheni.