Lajme

Mediat e huaja: Putin pësoi arrest kardiak, truprojet e gjetën në tokë

Të shpeshta janë lajmet se presidenti rus, Vladimir Putin ka probleme shëndetësire. Këtë herë mediat e huaja raportojnë se Putin ka pësuar arrest kardiak.

Mirror,” referuar një postimi në një kanal Telegram thotë se Putin po has probleme të rënda shëndetësore.

Thuhet se oficerët e sigurisë së presidentit rus Vladimir Putin, të cilët ishin në detyrë në rezidenca, dëgjuan një zhurmë që vinte nga dhoma. Mënjehërë kanë ndërhyrë dhe kanë parë presidentin rus të shtrirë përtokë, pasi kishte pësuar një arrest kardiak.

Putin raportohet se është vendosur në një dhomë në rezidencë, ku po merr dhe trajtimin shëndetësor dhe që sipas “Mirror”, presidenti është në gjendje stabile dhe nën kujdesin e mjekëve.