Lajme

Akuzat e forta të Paro Laçit: Berisha donte të vriste Cekën dhe Meidanin

Temë diksutimi në pothuajse të gjithë emisonet e mbrëmjes është arrestimi i Jamarbër Malltezit dhe marrja si i pandehur të ish-kryeministrit Sali Brisha në lidhje me aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe ish-presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi, i cili ka bërë akuza të forta ndaj Berishës.

“Kush ka dashur ta vrasë Neritan Cekën, në  vitin 1996. Po Rexhep Meidanin kush donte ta vriste, ka fol Zeri i Amerikës, si ka mundësi që është marrë makina e Meidanit dhe është hedh në Krrabë. Po klubin e Fidel Ylllit, kush e dogji, po Kohën Tonë, nuk i beri Berisha këto? Këto nuk duhet të hapen? Si të dojë SPAK-u.

Jo nuk kam asnjë hakmarrje personale. Unë po të doja për një rehabilitimin tim personal unë mund të hyja në Pazar me atë person”, tha Laçi në “Top Story” në ABC News.