Lajme

U morën peng , Hamasi liron 4 gra izraelite

Grupi terrorist i Hamasit ka fillluar që të lirojë disa nga izraelitët që u morën peng gjatë nisjes së sulmit të tyre rreth dy javë më parë.

Fillimisht zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, njoftoi se janë liruar dy pengje izraelitë që mbaheshin në Rripin e Gazës. Fillimisht u lanë të lira  Nurit Cooper, 79 vjeç dhe Yocheved Lifshitz, 85 vjeç.

Po ashtu BBC shkruan se të lira janë lënë dhe Judith dhe Natalie Raanan, një nënë dhe vajzë amerikano-izraelite.

Personat në fjalë u lanë të lira për “arsye humanitare”. Pasi u liruan, ata u dërguan nga zyrtarët e ushtrisë izraelite nga Gaza në një bazë ushtarake në qendër të vendit, ku thuhet se po prisnin anëtarët e familjes.