Njëmbëdhjetë oficerë policie u vranë gjatë një sulmi të armatosur në Guerrero të Meksikës. Zona është përfshirë nga një valë dhune e lidhur me drogën. Persona të armatosur hapën zjarr mbi një patrullë policie.
Numri i policëve të vrarë është të paktën 13. Mes viktimave ishte edhe kreu i forcave të sigurisë në komunën Cojuca de Benitez, në perëndim të Acapulco-s.
Nuk dihen më shumë detajet të sulmit.
Pamjet që qarkullojnë në faqet e mediave sociale janë të rënda dhe tregojnë policë të shtrirë përtokë, të lidhur dhe pa jetë.
/tiranapost