Bota

Kremlini mohon lajmet se Putiin është i sëmurë

Kremlini mohon raportimet se presidenti Vladimir Putin është i sëmurë.

“Gjithçka është shumë mirë sa i përket shëndetit të tij, ky është absolutisht një tjetër lajm i rremë”, u shpreh zëdhënësi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me informacionin e shpërndarë në një grup telegram rus, se presidenti Putin ishte gjetur pa ndjenja në Kremlin, gjatë mbrëmjes së të dielës, për shkak të një ataku kardiak.

Ndërsa për raportimet se presidenti rus përdor një sozi për daljet publike Peskov tha: Kjo i përket kategorisë së informacioneve absurde dhe plotësisht false, të cilat i diskutojnë një sërë mediash me këmbëngulje të lakmueshme.



/tiranapost