Varianti reality show i Squid Game nuk është çështje jete ose vdekjeje, por 456 lojtarë do të konkurrojnë për të fituar 4.56 milionë dollarë, çmimi më i madh në para në historinë e shfaqjeve televizive.
Nëpërmjet një serie lojërash, çdo konkurrent do të shtyhet në kufijtë e tij dhe do të detyrohet të pyesë veten se sa larg do të shkojë për të fituar, me aleanca oportuniste, strategji dhe tradhti.
Pjesë e lojrave në këtë garë do të jenë lojra të vjetra nga seriali, dhe lojra të reja të ndara në 10 episode të cilat janë filmuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Në fund, vetëm njëri nga lojtarët do të largohet me çmimin.
“Squid Game”: The Challenge do të publikohet më 22 nëntor 2023 në Netflix.
/tiranapost